E Diel, 1 Nëntor 2026

Miqësorja, Kombëtarja grumbullohet në EstoniKjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel

Rrjetet sociale:

Kombëtarja shqiptare do të grumbullohet në Talin të Estonisë, duke filluar nga 10 nëntori në kuadër të ndeshjes miqësore ndërkombëtare kundër këtij vendi, të programuar për më 14 nëntor. 

Vendimi është marrë nga vetë trajneri kroat i Kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe.

Kjo është miqësorja e tretë që Shqipëria do të luajë kundër Estonisë, dy të parat janë zhvilluar nën drejtimin e trajnerit gjerman Hans Peter Brigel: më 15 nëntor 2003, Shqipëria fitoi 2-0 me Estoninë, ndërsa më 28 prill 2004, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 në Talin.

Kjo do të jetë miqësorja e katërt nën drejtimin e Kuzhesë, pas atyre me Gjeorgjinë (1-1), Qipron (6-1) dhe skuadrën gjermane të Bundesligës 2, Greuther Fyrth, të humbur 2-1.

Numri i klikimeve - 7842
  E Enjte, 29 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›