Miranda Kerr mbetet pa kontratë nga Victoria’s Secret

Miranda Kerr nuk do të jetë më modelja e Victoria’s Secret. Lajmi është dhënë nga mediat e huaja, të cilat komentojnë edhe lidhur me mos rinovimin e kontratës.
Thuhet se kontrata nuk u rinovua për shkak te karakterit të vështirë të modeles, ndërkohë që ka zëra që thonë se ajo nuk shet aq sa koleget e saj të famshme.
Miranda, e njohur për bukurinë dhe modele me famë është bashkëshortja e aktorit Orlando Bloom dhe nëna e një djali të vogël./Indeksonline/