Rihanna dhe Chris Brown nuk janë ndarë

Lidhja e tyre është ndër më të diskutuarat në botën e showbiz-it për shkak të peripecive gjatë saj, por pavarësisht Rihanna dhe Chris Brown duket se këtë herë e kanë marrë seriozisht bashkimin e tyre.
Këngëtarja nga Barbados ka publikuar në rrjetin social Instagram fotografi në krahët e Chris-it ku të dy duken të lumtur dhe të qeshur duke bërë shopping së bashku në Hollywood.
Ky publikim vjen vetëm një ditë pas Rihanna pranoi se nuk e kupton dashurinë dhe nuk di asgjë rreth saj,por ndjenjat e saja flasin ndryshe.
Po ashtu, kohë më parë Chris Brown u shpreh i penduar për dhunën e ushtruar vite më parë mbi këngëtaren, duke e cilësuar si njëri nga gabimet më të mëdha që ai kishte bërë në jetë./Indeksonline/