Miratimi i 3 ligjeve, Berisha: Te behet me referendum
Pas bllokimit gati dy vjecar te marrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE per shkak te mos votimit te tre ligjeve nga ana e opozites, kryeministri Berisha ka riperseritur dje serish idene e tij per miratimin e tre ligjeve me referendum. Kete pyetje, ai ia ka drejtuar dje te gjithe miqve te tij ne rrjetin social “Facebook”, nepermjet nje statusi. Kuptohet se qellimi i ketij statusi, eshte njohja ne menyre direkte me opinionin publik. Ne statusin e tij kryeministri shkruan se, “po ju drejtohem per te kerkuar mendimin tuaj, per nje vendim jetik per cdo njerin prej nesh, femijet tane, te sotmen dhe te ardhmen tone evropiane. Ky vendim eshte miratimi me Referendum i tre ligjeve, qe kerkohen per marrjen e statusit te vendit kandidat, per anetare te Bashkimit Evropiane nga Shqiperia”. Me tej kryeministri shprehet se, ne tere historine e integrimit evropian te vendeve ish-komuniste, klikat e permbysura apo pinjollet e tyre, nuk kane bllokuar ne Parlament ligjet dhe reformat e kerkuara per integrimin e vendeve te tyre ne Bashkimin Evropian, sic ka bllokuar, pa asnje shkak ligjor apo argument logjik, por thjesht per interesa personale, z. Edi Rama, votimin e tre ligjeve ne Parlamentin tone. Kryeministri nenvizon faktin se, duke c'bllokuar me voten e qytetareve statusin e vendit kandidat per Shqiperine, ne sigurojme qindra e qindra milione euro investime direkte nga Komisioni Evropian dhe sektori privat i Bashkimit Evropian, si dhe dhjetera mijera vende te reja pune per te papunet tane, mijera e mijera bursa dhe te drejta studimi ne vendet anetare te Bashkimit Evropian, per te rinjte tane. Me tej Berisha shton se, “pas zgjedhjeve te qershorit 2013, eshte tashme e sigurte se z.Rama, per mbijetese politike do te perserise Ramen e vjeshtes 2009. Prandaj, mendoj se per statusin e vendit kandidat, duhet te flasin me voten e tyre ne nje referendum, qytetaret shqiptare”. Duke nenvizuar ne fund te statusit te tij, se vlereson mendimin e te gjithe miqve per kete ceshtje, kreu i mazhorances ka pritur me qindra mesazhe, shumica e te cilave jane shprehur pro miratimit te tre ligjeve me ane te referendumit. Brenda pese oresh jane shenuar mbi nje mije komente nga qytetare te ndryshem, ku pjesa me e madhe e tyre, kerkon qe t’i jepej fund bllokimit nga ana e opozites te miratimit te tre ligjeve, ne te kundert referendumi theksuan ata, do te ishte zgjidhja me e mire.
Pergjigja e kryeministrit: “Rama deshtoi ne perpjekjen e tij per te lidhur statusin me zgjedhjet”
Ne nje nga pergjigjet e tij ne rrjetin social “Facebook”, kryeministri ka sqaruar se kryetari i opozites Edi Rama, u perpoq qe ta lidhe statusin me zgjedhjet, por qe nuk ia arriti. “Me sa duket, ai shpresonte se Komisioni nuk do rekomandonte dhenien e statusit per Shqiperine, por do ta kushtezonte ate me zhvillimin e zgjedhjeve. Pasi Komisioni rekomandoi dhenien e statusit dhe nuk e lidhi ate me zgjedhjet, z Rama beri cdo perpjekje, qe vendet anetare te refuzonin rekomandimin pozitiv te Komisionit Evropian, per dhenien e statusit per Shqiperine dhe do ta lidhnin ate me zhvillimin e zgjedhjeve. Por, as kjo nuk ndodhi. Keshilli i ministrave te BE, mbeshteti propozimin e Komisionit. Po keshtu edhe Parlamenti Evropian. Z Rama bllokoi haptas pa asnje shkak ligjor apo argument logjik votimin e ligjeve ne Parlament, vetem e vetem per te bllokuar statusin. Njerez afer tij thone se ai po pergatit mosnjohjen e rezultatit te zgjedhjeve, si ne vitin 2009, ndaj dhe qytetaret duhet te vendosin me Referendum, per reformat qe duhen per integrimin e tyre ne BE”.