E Diel, 1 Nëntor 2026

Konventa e PDK, Hashim Thaçi sërish në krye të partisë në pushtet

27-01-2013 / Gazeta 55

Kryeministri aktual i Kosovës rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike, përmes votimit të hapur

Hashim Thaçi është rikonfirmuar në krye të PDK-së, përmes votimit të hapur. Ai u propozua si kandidat për Kryetar nga Bajram Rexhepi. Por, para se të votohej, Thaçi ka kërkuar nga delegatët që votimi për Kryetar të bëhet me votë të fshehtë. Propozim është hedhur në votim, dhe përveç Thaçit, të gjithë delegatët kanë votuar që votimi të jetë i hapur. Vetëm një delegat ka votuar kundër Thaçit, të gjithë kanë votuar pro kandidaturës së tij. Kryeministri i Kosovës ka qenë kandidati i vetëm për postin. Tashmë pritet dhe zgjedhja e Këshillit Drejtues të partisë. Konventa e gjashtë e partisë në pushtet është hapur një ditë më parë ku kanë marrë pjesë dhe kanë përshëndetur figura të ndryshme politike nga të gjitha trevat shqiptare.

-- Konventa e gjashtë zgjedhore e PDK-së, kryefjalë bashkimi kombëtar

Morën pjesë figura politike të gjitha trevave shqiptare
Në Prishtinë është mbajtur konventa e gjashtë zgjedhore e Partisë Demokrate. Në ceremoninë e hapjes kanë marrë pjesë figura politike të të gjitha trojeve shqiptare. Dhe theksi i fjalës së secilit u vu pikërisht tek Bashkimi Kombëtar. Por kishte dhe emra të njohur që mungonin. Fjala e Rahmi Mustafes, kreut të komunës së Preshevës merr një rendësi të vecantë në momentet aktuale. Ai u duartrokit gjatë nga të pranishmit në Pallatin e Rinisë dhe sporteve në Prishtinë ku u hap konventa e 6-të zgjedhore e PDK-së. Një pjesë të rëndësishme të ditës së parë e zunë fjalimet përshëndetëse të të ftuarve që sipas Edi Ramës donin shumë kohë sepse ishin shumë parti.
Dhe bashkimi kombëtar zuri një pjesë të rëndësishme të fjalës së të ftuarve.
Edhe për Hashim Thacin Bashkimi Kombëtar është në Europë.
Konventa do të zgjedhë drejtuesit e rinj në strukturat e partisë në pushtet. Ndërkohë që vihej re mungesa e kryetarit të kuvendit Jakup Krasniqi i cili ka bojkotuar votimet brenda në parti, si dhe e deputetit Fatmir Limaj i cili ndodhet në paraburgim në pritje të procesit gjyqësor për akuzat për korrupsion.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›