E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratimi i ligjit për barazinë gjinore, Lita: Mizaskenë për të fshehur debatin real

Analisti Lavdrim Lita e ka cilësuar si mizaskenë atë që ndodhi në parlament mbrëmjen e sotme, ku u votua në parim projektligji për barazinë gjinore.

I ftuar në emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ai u shpreh se e gjithë kjo që ndodhi ishte për të larguar vëmendjen nga debati real.

Pjesë nga biseda:

Lita: Kjo është një mizaskenë e madhe për të fshehur debatin real që ka të bëjë me aferën e “Palloshit”, ose të “Llogarasë” një aferë me 50 milionë euro, dhe është në hetim nga SPAK. Sot duhet të ishte dita e diskutimit për këtë aferë. E gjitha kjo po kthehet në një betejë për të treguar numrat në parlament, dhe nga ana tjetër, e opozitës, për të tërhequr vëmendjen në Uashington.

Borakaj: Çështja është që me këtë votim ne jemi kundër Amerikës?

Lita: Kjo ka të bëjë edhe me personalizimin që Berisha i bëri sulmeve ndaj ambasadorëve.

Borakaj: Në BE e kanë vetëm 3 vende, në SHBA janë vetëm 2 gjini. Pra sot jemi vetëm pro këtyre 3 vendeve.

Lita: Sot kemi pasur bukë me kos gjithë ditën e sotme.

Borakaj: Popullit i japin të hajë çfarë ka.

Lita: Popullit i japin një lugë bosh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›