E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Miratimi i projektligjit për legalizimin e kanabisit/ Ja kush janë 3 socialistët që abstenuan

3 deputetët socialistë: Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe, kanë abstenuar në votimin për projektligjin për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe industriale.

Majko dhe Braçe kanë abstenuar edhe në komisionin e Ligjeve kur kaloi pr/ligji me 13 vota pro.

Ligji është votuar në orët e para të mëngjesit, pas një seance maratonë në Kuvend, ku ka pasur debate shumë të nxehta mes opozitës dhe mazhorancës.

Gjithashtu është miratuar projektligji për Akademinë e Shkencave, ku Skënder Gjinushit iu lejua një mandat i dytë dhe u hoq kufizimi i moshës 75 vjeç.

Po ashtu u votua dhe projektligji për studentët, i cili i detyron të punojnë 5 vite në vendin e tyre dhe më pas mund të tërheqin diplomat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›