Miratimi i rezolutës kundër agresionit rus në Asamblenë e OKB-së, Basha: Ditë historike për paqen

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas miratimit të rezolutës kundër agresionit rus ndaj Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme. Zoti Basha e cilësoi “si një ditë historike për paqen”.
“Është një ditë historike për paqen, shumica dërrmuese e vendeve anëtare të OKB-së votuan për të ndalur agresionin e paprovokuar dhe të pajustifikuar rus. Bota është e bashkuar dhe e vendosur për të qëndruar pranë Ukrainës dhe për të mbrojtur vlerat dhe parimet që na mbajnë të bashkuar”, shkruan Basha.