E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen anëtarët e KKRT, opozita kundër

Tiranë-Vetëm me votat e mazhorancës janë miratuar dy anëtarët e rinj të KKRT-së, Altin Ndroqi dhe Minella Kureta. Këto emra u sollën në tryezën e Komisionit të Medias nga deupteti i PD-së, Astrit Patozi. Sot emrat e tyre janë votuar nga deputetët e djathtë në këtë komision, ndërkohë që kanë qenë totalisht kundër deputetët e majtë. Sipas tyre, është e jashtligjshme procedura e përzgjedhjes së tyre.

Mbledhja e Komisionit të Medias ku u votuan dy emrat e rij të KKRT është zhvilluar e dyer të mbyllura. Direkt pas mbledhjes, deputeti i së majtës në këtë komsion, Alfred Dalipi është shprehur se “kandidaturat janë partiake dhe ne si opozitë nuk i kemi kundërshtuar vetëm si persona, por si praktikë. Pasi të paktën formalisht propozimi për emrat e kandidatëve duhet të vinte nga shoqëria civile, pra nga shoqatat e medias”.

“Anëtarët e KKRT-së dhe kreu i tyre, Mesila Doda janë të partisë demokratike por të paktën janë zgjedhur sipas procedurës”, vijon më tej Dalipi. Ndërsa dy kandidatët e rinj janë propozuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. “Mazhoranca veproi kundra rregullores së Kuvendit, ndaj ne e kemi kundërshtuar këtë praktikë në të dyja mbledhjet e komsionit”, shtoi ai.

Sot votohen në Kuvend dy anërët e rinj të KKRT-së, Minella Kureta dhe Altin Ndroqi. Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve monitoron gjithë punën e medias elektronike në vend dhe vendos sanksione kur e sheh të arsyeshme. Në bazë të ligjit ky duhet të jenë një organ i pavarur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›