Miratohen ligjet për faljen e inspektimin financiar

Maxhoranca miratoi sot me 73 vota pro, ligjin e ndryshuar për dekretin e faljes së plotë ose të pjesëshme të dënimit të personave të burgosur si dhe ligjin per Inspektoriatin Financiar Publik.
Votimi në Kuvend është zhvilluar pas largimit nga salla të deputetëve të opozitës të cilët deklaruan se do të mbajnë marrëdhënie të kushtëzuar me Kuvendin e Shqipërisë.
Kryerja e Kuvendit ka hedhur në votim të dy ligjet që morën nga 73 vota.
Sipas opozitës ligji "për faljen", i merr kompetencat Presidentit të Republikës në hartimin e listës së të dënuarve përfitues, duke ia dhënë këtë kompetencë Ministrit të Drejtësisë.
Ndërkohë ligji për Inspektimin Financiar Publik, parashikon ngritjen e një strukture të veçantë që do të hetojë mënyrën e përdorimit të financimeve nga buxheti i shtetit për institucionet dhe organizatat joqeveritare.