Berat/ Shembet banesa, familja mbetet në qiell të hapur
Shembja e banesës ka vënë në rrezik jetën e katër anëtarëve të një familjeje në Berat.
Familjarët Brahimi, banorë të lagjes "Barikadë" në hyrje të qytetit me ndihmën e komshinjeve të tyre kanë mundur të dalin nga rrënojat e shtëpisë së tyre, pas shembjes së banesës.
Thëllëza Brahimi tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit, në kohën kur çatia e banesës është shembur duke rrezikuar të gjithë familjen.
Për fat të mirë ata kanë mundur mundur të dalin nga banesa me shpejtësi duke mos rrezikuar jetën.
Të alarmuar nga zhurma e krijuar komshinjtë janë zgjuar duke i ardhur në ndihmë katër familjarëve që flinin në banesën një katëshe.
45 vjeçarja shprehet se si pasojë e rreshjeve të mëdha të shiut të rëna gjatë stinës së dimrit çatia e shtëpisë ishte rënuar së tepërmi, por mungesa e të ardhurave nuk i kish krijuar mundësinë familjarëve të bënin riparimin e saj.
Tashmë, familjarët Brahimi dhe dy fëmijët e tyre kanë ngelur krejtësisht në qiell të hapur.
Nëna e dy fëmijëve shprehet se rënia e papritur e çatisë ka dëntuar krejtësishtë dhe orenditë e banesës, brenda së cilës janë shembur gjithçka.
Të ndodhur në këtë situatë familjarët bëjnë apel për ndihmë.
Gruaja, shprehet se paraditen e sotme ka njoftuar për shembjen e banesës pranë bashkisë së këtij qyteti duke kërkuar ndihmë.
Familjarët Brahimi mësohet se jetojnë vetëm në saj të punës së bashkëshortit, pasi gruaja nuk është e punësuar dhe si të mos mjaftonin të gjitha këto prindërit kërkojnë ndihmë, pasi një prej fëmijëve të tyre është i sëmurë.