E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohen ndryshimet ne qeverine e Shqiperise

Dy ministrat e rinj te kabinetit qeveritar Ilir Meta tani ne postin e Ministrit te Ekonomise Telekomunikacionit dhe Energjetikes dhe Edmond Haxhinasto ne postin e Ministrit te Jashtem bene betimin para presidentit Bamir Topi. Ceremonia zyrtare u zhvillua dje paradite ne presidence.

Nga dje Meta dhe Haxhinasto nisen punen zyrtarisht ne postet e reja te qeverise.

Tre dekretet e Presidentit te Republikes per ndryshimet ne kabinetin qeveritar u votuan te enjten ne Kuvend me 73 votat pro te shumices ndersa opozita bojkotoi votimin.
Ndryshimet ne kabinetin qeveritar erdhen si kerkese e Levizjes Socialiste per Integrim. Kreu i kesaj partie Ilir Meta beri te ditur se detyra e shefit te diplomacise shqiptare e kishte mbajtur larg kontakteve me bazen ndaj ai kerkonte te mbante ne qeveri postin e ministrit te Ekonomise Deri para pak ditesh ne kete post ishte ulur Dritan Prifti dhe kryesia e LSI-se kerkoi largimin e tij. Prifti njeheresh deputet i Levizjes Socialiste per Integrim nuk mori pjese ne punimet e seances se djeshme parlamentare. Kuvendi votoi me 73 votat e shumices pro dekretit te Presidentit te Republikes per shkarkimin e tij nga kabineti qeveritar dhe emerimin e kreut te LSI-se Ilir Meta ne postin e ministrit te Ekonomise.

Kryeministri Sali Berisha ka paralajmeruar se ne te ardhmen e afert nuk do te kete levizje te tjera ne qeveri.

Po te enjten parlamenti miratoi pas nje votimi te dyshimte rrezimin e dekretit te presidentit per ligjin e pronave. Pasi u hodh heren e pare ne votim kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ne ndryshim nga votimet e meparshme nuk lexoi rezultatin dhe kaloi ne votimin e nje projektligji tjeter duke e rikthyer me pas rrezimin e dekretit per votim pa asnje lloj shpjegimi. Kreu i shtetit Bamir Topi i rrezoi ndryshimet e propozuara nga e djathta pasi ne thelb ato ishin te njejta me nje ligj qe me pare ishte konsideruar ne shkelje te kushtetutes nga gjykata kushtetuese. Kryeministri Sali Berisha deklaroi mbreme se edhe 100 here te rrezohej ai ligj do rikthehej ne parlament pasi sipas tij permes ketyre ndryshimeve priten tentakulat e mafies se tokes. Nderkohe qe sipas opozites kembengulja e se djathtes fsheh synimet e saj abuzive me pronat.

Per kete ceshtje perfaqesuesit e shoqates se pronareve jane shprehur se do te ankohen serish ne gjykaten kushtetuese. Debate te gjata pati ne parlament edhe per ligjin e propozuar nga qeveria i cili ofron nje mbrojtje te vecante per investitoret e medhenj te huaj qe investojne ne sektoret strategjik i cili gjithashtu mori miratimin e parlamentit vetem me votat e se djathtes por qe gjithashtu rrezikon te perfundoje ne Gjykaten kushtetuese sic paralajmeroi se do te veproje opozita socialiste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›