E Diel, 1 Nëntor 2026

Sadria mohon se ka gisht ne shkarkime

Drejtori i Qendres Klinike Universitare Ali Sadrija ka deklaruar se nuk i ka shkarkuar kater menaxheret nga puna. Madje thote se ska te beje asgje me kete shkarkim. Permes nje komunikate Sadrija shpjegon se ka zbatuar ligjin po e zbaton ate dhe do te vazhdoje te mbroje ligjshmerine ne QKUK duke vene rregull dhe disipline ne pune.

Ne anen tjeter Skender Shabani menaxher i Sherbimit te Personelit dhe Administrates ka demantuar Sadrine duke sqaruar se drejtori ne menyre te paligjshme ka krijuar komisione dhe e ka ulur ate ne pozite. Shabani per kete edhe ka ofruar faksimile ne te cilen shihet se Sadrija ka qene direkt i involvuar ne shkarkimin e 4 menaxhereve ne QKU dhe moszbatimin e vendimit te Komisionit te Pavarur Mbikeqyres te Kosoves.

Per keto shkelje te drejtorit Sadria jam ankuar ne KMPK i vetmi institucion qe merret me sherbyesit civile dhe juristet e saj kane analizuar rastin disa muaj dhe kane ardhur ne perfundim se te gjitha veprimet dhe vendimet e komisioneve te drejtorit Sadria kane qene te paligjshme dhe si te tilla KMPKja i ka anuluar qe te gjitha tregon Shabani. Me vendim te KMPKse Shabani eshte kthyer ne vendin e njejte te punes me te gjitha te drejtat.

Pra nuk eshte e vertete Sadrija se nuk ka vendim te aprovuar per kthimin tim ne pune. Po ashtu nuk eshte e vertete se ky vendim nuk eshte i protokolluar ne QKU mirepo Sadrija nuk i perfill keto vendime tha Shabani. Megjithate drejtuesit e QKUse kembengulin se drejtori Sadrija nuk ka qene i involvuar ne keto ceshtje.

Te gjitha keto rekomandime jane dhene gjate kohes se drejtorit ekzekutiv Ali Sadriu ka qene i suspenduar nga puna dhe fare nuk ka pasur ndikim ne punen e Komisionit.

Gjithashtu ata thone se nuk jane te obliguar te ekzekutojne vendimin e KPMKse.

Vendimet e KPMKse me te cilat institucioni nuk pajtohet rekomandojme qe konform nenit 11.6 te Rregullores nr. 2008/12 per ndryshim te Rregullores se UNMIK-ut 2001/36 mbi Sherbimin Civil ne Kosove thuhet se vendimet e KPMK-se paraqesin vendim administrativ te formes se prere qe i nenshtrohet vleresimit gjyqesor kurse institucioni nuk ka obligim ligjor qe te beje ekzekutimin e tyre thone drejtuesit e QKUse.

Sipas tyre pala e pakenaqur ne kete rast 4 menaxheret mund te ankohen ne Gjykaten kompetente. Menaxhmenti i QKUse permes kesaj komunikate ka thene se sa u perket shkrimeve ne media se ata jane kthyer ne pune me vendim te u.d. drejtorit ekzekutiv Sejdullah Hoxha ne Arkivin Qendror te QKUKse fare nuk ka vendim te protokolluar per kthimin e tyre ne pune.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›