Miratohet Gjykata Administrative

E hene 12 Mars 2012 1426
KOMISIONI I LIGJEVEMazhoranca dhe opozita miratojne unanimisht ne parim projektligjin per ngritjen e Gjykatave Administrative dhe i hapin rruge diskutimit ne detaje. Drafti kishte mbetur pezull ne Kuvend qe prej majit 2009.
Relatori socialist Armando Subashi tha se projekti duhet rishikuar ne shume nene pasi ne 3 vjet kane ndryshuar shume rrethana. Ai ngriti edhe disa pikepyetje mbi te cilat do te orientohet debati mes paleve dhe me grupet e interesit. Por perpara votimit ne parim ish-ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj ne kohen kur eshte hartuar drafti i pare nga qeveria hodhi dyshime se opozita kerkon te nxjerre perfitime politike nga ky ligj. Drafti parashikon ngritjen e 6 Gjykatave Administrative dhe nje Apeli ne Tirane. Ne nenin 6 caktohen kompetencat e Gjykates. Ato jane shqyrtimi i mosmarreveshjeve administrative pavaresisht nga forma e lloji marredheniet kur punedhenesi eshte organ publik si dhe aktet normative te qeverise apo njesive vendore. Ne nje kapitull te vecante caktohen detyrimet kohore per zbatimin e vendimit qe nuk mund te jete me shume se 10 dite vec rasteve te vecanta.
Komente
Facebook