E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata administrative, PS: Nevojitet një ligj i qëndrueshëm në kohë

Ka nisur dëgjesa e Partisë Socialiste me grupet e interesit për konsultimin lidhur me projektligjin për gjykatën administrative.
Deputeti i kësaj partie Fatmir Xhafaj, tha se për socialistët është me rëndesi përgatitja e një ligji cilësor më shumë se sa votimi i tij, pasi sipas tij Shqipëria është vendi i fundit në rajon që nuk ka ende Gjykatën Administrative.
 

“Qëllimi i kësaj tryeze është cilësia e këtij ligji pasi është një përgjegjësi që meriton vëmendjen tonë si ligjvënës, por jo vetëm tonën, ndaj kemi vendosur të realizojmë një sërë konsultash. Ne kemi qenë shumë të prokupuar dhe vazhdojmë të jemi, në mënyrë që të rivlerësojmë disa element të traditës por dhe ta përshtasim me standartet europiane. Por kështu sic është, ai ka një sërë problemesh dhe ne nuk duam të shtojmë një problem të ri. Ky nuk është një ligj as socialist as democrat, por është një ligj që u përket të gjithë qytetarëve. Ky projekt është një projekt i mirë, dhe si i tillë tëmund të përmirsohet dhe me kontributet tuaja. Projekti që ju kemi dërguar është një projekt që po shqyrtohet në komision. Ndaj jeni të lirë të shprehni mendimet tuaja. Ne kemi disa cështje që ne i kemi prioritete, por mund të diskutoni dhe cështje të tjera”tha ai.
 

Tre ditë më parë PS ka mbajtur dëgjesën e parë lidhur me këtë cështje, ku përcaktuan 5 pikat themeltare që duhet parë më kujdes para votimit të këtij ligji, së pari numri i gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit që duhet të krijohen pas miratimit të ligjit. Së dyti kriteret e emërimit të gjyqtarëve, për të vijuar me normat e proçeduriale për lehtësimin e gjykimit dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve, duke miratuar në parim projektligjin për Gjykatën Adminsitrative.
 

Në draft parashikohet ngritja e 6 Gjykatave Administrative dhe një Apeli në Tiranë.
Komisioni e shtyu diskutimin e Gjykatës Administrative për ditën e hënë, pasi ti jenë vënë në disposicion opozitës materialet e kërkuara për amendimin e ligjit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›