Miratohet Plani i ri i Tiranës, Berisha akuzon Ramën dheTopin
Të tjera rreth shkrimit Rama: Plani i rrënimit të Tiranës PS: Malltezi, oponenti i Planit urbanistik Topi: Berisha shpif për lejet
TIRANE - Miratohet Plani i ri Rregullues i Tiranës në mbledhjen e sotme të KKRRTSH-së drejtuar nga Kryeministri Berisha. Duke treguar që në krye, nevojën e kryeqytetit për një urbanistikë të re e bashkëkohore, Berisha akuzoi ish-Kryetarin e bashkisë së Tiranës, Edi Rama, si "kryetarin e babëzisë" dhe ish-kreun e shtetit, "që e shiti karrigen, për tre leje ndërtimi".
Kryeqyteti i Shqipërisë, tha Berisha, "si asnjë tjetër, ra pre e babëzisë; nuk ka pasur asnjë faktor tjetër përveç babëzisë që e ka lënë Tiranën kështu. Ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës do të regjistrohet si "kryetari i babëzisë".
Paraqitja e Planit të ri Rregullues të Tiranës në një kohë të shkurtër, tha Kryeministri, më bën të vlerësoj ekipin e ri të Tiranës për guximin e treguar në anullimin e planit të trashëguar, planit të bazuar në politikën e shpërblimit dhe ndëshkimit.
"Ndëshkoheshin", tha ai, "zonat autoktone të Tiranës, që nuk votonin ish-Kryetarin apo nuk votonin majtas dhe shpërbleheshin ato të betonit, që e peshonin ish-Kryetarin me kate banesash, përfshirë edhe ish-Kryetarin e shtetit që e shiti karrigen për tre leje ndërtimi".
Berisha vlerësoi planin urbanistik të Tiranës e cila bazohet tek ”Drejtësia sociale dhe barazia”. “Nuk do të ndodhë më që hija e pallatit të shndërrohet në hije rrënimi për ata që jetojnë pranë tij” - tha ai.
“Plani i jep fund një herë e përgjithmonë, ndërtimit të tipit "pallati në pajë"; nuk do të mundet kush më t’ua zërë fëmijëve të kryeqytetit, as pallati i bashkëshortit, apo nuses. Nuk do pranojmë më ndërhyrje të tilla.”- tha Berisha.
Kryeministri e konsideroi Planin e ri "një dokument plebishitar, të miratuar nga të gjithë qytetarët, pasi për të ka pasur vetëm dy ankesa; njëra nga familja Qesja apo Qosja, çështje pakujdesie, që iu dha Kryetarit të bashkisë për ta trajtuar dhe tjetra, nga familja Kokonozi, e cila nuk ishte përfshirë në këtë Plan".
(Lajm në përditësim)
Redaksia Online
(ar.sh/s.g/shqiptarja.com)