Miratohet Qeveria e re rumune

Parlamenti i Rumanisë ka miratuar qeverinë e re, të udhëhequr nga ish-ministri i Jashtëm, Mihai Razvan Ungurenu.
43 vjeçari Ungurenu, është emëruar kryeministër, pasi Emil Bok ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, për qetësimin e tensioneve politike dhe shoqërore në vend.
Koalicioni i qendrës së djathtë shpreson se qeveria e re do të përmirësojë popullaritetin e saj para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, që pritet të mbahen gjatë këtij viti.
Ligjvënësit kanë votuar me 237 vota për dhe 2 kundër kabinetit të Ungurenut, të cilit i nevojiteshin 232 vota për të marrë detyrën. Opozita e ka bojkotuar votimin.