E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet buxheti 2011 74 vota pro. Opozita bojkoton votimin

Rreth ores 0500 te mengjesit 74 deputetet e maxhorances miratuan buxhetin 2011 qe kap nje vlere prej 409 miliard lekesh. 57 deputetet e opozites nuk moren pjese ne votim ndonese qendruan ne salle per te vijuar me pas me intepelancen ndaj kryeministrit. Ndonese seanca zgjati plot 17 ore oret e para te dites se sotme kane qene te ngjeshura me tension humor dhe akuza te forta personale.

Ky qiri vrau 4 njerez ne zonen time elektorale tha Blendi Klosi deputet i PS. Edhe lakuriq po te zhvishesh ne kete Parlament ti nuk kandidon per Bashkine e Tiranes nuk e ke kuptuar ti qe ta ka marr Erion Velia iu pergjigj Berisha. Se une te njoh qe kur vije te shtepia e gjyshit tim ndjese paste dhe vidhje librat e tij. Vije per ti dhene ilacin i vidhje libra tha Ben Blushi deputet i PS. Qe ne moshen 3 deri ne moshen pese vjecare ka mbajt doren ne allci sepse vidhte tek te gjithe komshinjte tha Berisha.

E pate ne youtube xhaxhi Enver me dashuri nga Librazhdi o zot i madh e tmerrshme tha Jozefina Topalli kryetare e Parlamentit. Sa per ty Lulezim ne policine e Utrehtit ku ti ke bere arsimin e larte do te denoncoj nje lokal qe quhet Van der Vik ku ti ke punuar si mbledhesh prostitutash akuzoi Taulant Balla deputet i PS. A doli lidhja me prostitucionin e tij iu kthye Berisha. Ti mo zoteri nuk je nje plake e bukur as e shpifur ti je nje plake i rrjedhur tha Balla. Ne 15 vite ne Parlament gjeja me e shpifur qe kam takuar dhe kam pare eshte Taulanti tha Topalli.

Pas votimit te buxhetit Parlamenti per rreth 1 ore kryeministri zhvilloi interpelancen me Erjon Bracen mbi kontratat koncensionare te dhena ne energjitike.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›