E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplasje per listat ne Vlore PD Nuk jane afishuar ne leter

Partia Demokratike dega Vlore ka ngritur grupin e punes per te monitoruar procesin zgjedhor duke nisur nga pergatitja e materialeve zgjedhore deri ne finalizimin e ketij procesi.Ne dalje per mediat perfaqesuesit e grupit te monitorimit kane shprehur shqetesimin se listat zgjedhore nuk jane publikuar te printuara ne leter por vetem ne variantin elektronik.

Ndonese pushteti lokal ne Vlore drejtohet nga socialistet prej 12 vjetesh akoma keta nuk e kane te qarte vendndodhjen nuk administrojne qytetin dhe per kete arsye ne kollonen ku duhet shenuar numri i banoreve qe jane votues ne menyre te dendur gjendet adresa me tre shifra te njejte cka tregon se dhe pas 12 vjeteesh bashkia e Vlores nuk e njeh territorin te cilin ajo administron tha Genci Panozaqi PD Vlore.

Dhe ka reaguar menjehere Bashkia e Vlores nepermjet shefit te kabinetit Arben Beqiraj. Bashkia Vlore ka respektuar me rigorozitet kerkesat e nenit 57 te Kodit Zgjedhore te RSH duke vene ne dispozicion te PD se Vlores me shkresen 3100 te protokollit te dates 18 nentor listat paraprake te zgjedhesve. Kesaj korrektese duhet ti shtojme dhe faktin qe kopje tjeter e ketyre listave eshte vene ne dispozicion dhe diten e shtune kjo per te shkurtuar kohen e punes nga ana e sherbimit postar tha Arben Beqiraj shef i kabinetit te bashkise.

Respektimi i afateve te paraqitjes se listave te votuesve per zgjedhjet e ardhshme ka shkaktuar debate edhe ndermjet forcave politike ne qender ku opozita ka kritikuar poziten per vonesa dhe shkelje afatesh.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›