E Enjte, 5 Nëntor 2026

Miratohet draftmarrëveshja për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri në Tiranë

TIRANË, 22 korrik /ATSH/ Këshilli bashkiak i Tiranës i jep dritën jeshile miratimit të marrëveshjes së grantit me Fondin e Katarit për Zhvillim (FKPZH), për financimin dhe ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri të Tiranës.

Për realizimin e këtij projekti, Bashkia e Tiranës do të përfitojë një grant prej 11 milionë USD, i bërë i mundur përmes Ambasadës së Katarit në Tiranë.

Bulevardi i Ri i Tiranës, që shtrihet nga ish-Stacioni i Trenit deri në Lumin e Tiranës, është transformuar në një nga zonat më të rëndësishme të kryeqytetit.

Për të plotësuar nevojat infrastrukturore dhe rekreacionale të kësaj zone, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë iniciativën për ndërtimin e sheshit fundor të Bulevardit të Ri, i cili pritet të shërbejë si një vend pushimi për qytetarët dhe turistët.

Sheshi i ri do të ofrojë një mjedis natyror të qetë, duke kombinuar elementë të ujit, gjelbërimit dhe aktiviteteve rekreative e relaksuese.

Ky projekt synon të përmirësojë imazhin kulturor të Tiranës, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar, duke rritur vlerën e zonës përreth.

Ky projekt ka një rëndësi të madhe për zhvillimin urban dhe rekreativ të Tiranës.

/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›