E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet ligji ne Kuvend kater HEC-e gati per tu privatizuar

Kuvendi ka miratuar me 73 vota ligjin Per krijimin e shoqerive HEC Ulez - Shkopet sh.a. HEC Tirane Lanabregas sh.a. dhe HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a. dhe percaktimin e formes dhe te struktures se formules se privatizimit te shoqerive HEC Ulez - Shkopet sh.a. dhe HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2 sh.a..

Deputetet e opozites nuk kane marre pjese ne kete seance plenare nderkohe aktin per privatizimin e HEC-ve e kane cilesuar te padrejte dhe ne rast se vjen ne pushtet kreu i saj Edi Rama ka thene se do te ktheje vendimin. Opozita qe nga perfundimi i zgjedhjeve kane bojkotuar seancat plenare si dhe komisionet parlamentare.

Fullani Ne 2010 perballuam krizen dhe ulem deficitin

Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani gjate raportimit ne seancen e sotme te Kuvendit ne lidhje me ecurine qe kishte ekonomia e vendit ne 2010 tha se vendi po rimekembet.

Sipas Fullanit gjate vitit qe shkoi rritja ekonomike ishte ne nivelin 3.9 ndersa inflacioni 3.6 per qind. Fillimi i vitit eshte karakterizuar nga nje deficit i larte dhe nje kerkese e ulet ne tregun vendas tha guvernatori.

Nje vit me pare kishim nje sistem bankar te qendrueshem dhe u arrit perballimi i krizes ne saje te masave parandaluese qe u moren tha Fullani duke theksuar se gjate 2010 eshte reduktuar deficiti buxhetor dhe sektori i bujqesise pati nje rritje te ndjeshme.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›