E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet ligji per inspektoratet ministrite smund te kene me shume se 1

Parlamenti miratoi ligjin për inspektoratet, pjesë e rëndësishme e reformës rregullatore, për të cilën u dha një asistencë 2-vjeçare nga Banka Botërore.

Me këtë ligj, inspektoriatet reduktohen në mënyrë të ndjeshme, pasi ministritë nuk mund të kenë më shumë se një inspektoriat.

“Po ashtu, displinohen e thjeshtohen procedurat e inspektimit dhe nuk mund të shërbejnë më si mundësi arbitrariteti dhe abuzimi në kurriz të biznesit”, sqaroi gjatë seancës plenare ministri i Bujqësisë, Genc Ruli.

Kurse deputeti i komisionit të Ekonomisë, Shrefedin Shehu theksoi si zhvillim pozitiv në këtë drejtim shkrirjen e afatit të inspektimeve nga 45 ditë, në 5-15 ditë.

Veç kësaj, Eduart Halimi, relator i projekt-ligjit në komisionin e Ligjeve, tërhoqi vëmendjen për mungesën e deputeteve të opozitës në seancë, ndërsa një reformë e tillë po votohej në mungesë të oponencës së saj.

Një sërë deputetësh demokratë, gjatë diskutimeve të tyre, vunë gjithashtu ne dukje mungesën e opozitës si vijim i politikës jo produktive të bojkotit.

Sipas tyre, qëndrimi në parlament dhe debatimi i nismave të qeverisë me praninë e opozitës do të ishte një kontribut pozitiv në punën e komisioneve dhe në seancën plenare, pavarësisht ngjyrës së votës së tyre.

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›