E Enjte, 5 Nëntor 2026

Miratohet ligji për lehtësirat doganore mes Kosovës dhe Shqipërisë

Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore dhe të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave. Projektligji për këtë marrëveshje është miratuar fillimisht në mbledhjen e 56-të të qeverisë së Kosovës, më datë 26 janar 2022.

“Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave, është miratuar në mbledhjen e 56 – të Qeverisë së Republikës së Kosovës me vendimin Nr.02/56 të datës 26.01.2022”.

Ky Ligj ka për qëllim që të ratifikojë Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësive doganore. Në Shtojcën e këtij Ligji është e bashkëngjitur teksti i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave. Ligji hyn në fuqi në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.

Miratohet ligji/ Ja lehtësirat doganore që hyjnë në fuqi mes

Miratohet ligji/ Ja lehtësirat doganore që hyjnë në fuqi mes

Miratohet ligji/ Ja lehtësirat doganore që hyjnë në fuqi mes

 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›