Miratohet ndarja e mandateve

Vendi do të shkojë ne zgjedhje sipas ndarjes së deputetëve për qarqe të
vitit 2009. LSI, PDIU dhe ish-deputeti socialist Kastriot Islami kanë
bashkuar votat me demokratët për të lënë në fuqi ndarjen e deputetëve
sipas zgjedhjeve te shkuara, duke bërë që vendimi i shumëdebatuar të
marrë 72 vota pro, votën kundër të socialistëve, ndërsa është vene re
edhe abstenimi i Vangjel Dules.
Demokratët kanë refuzuar ofertën e fundit të socialistëve për të vendosur me konsesus rindarjen e re të mandateve.
Gjatë seancës së sotme Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga debatet dhe akuzat e ndërsjella për çështjen e ndarjes së mandateve të deputetëve për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Demokratët kërkuan që ndarja e mandateve të bëhet nga Kuvendi, sipas vitit 2009, ndërkohë që socialistët pretenduan se Kuvendi nuk mund të marrë kompetencat e KQZ-së.
Në fillim të seancës, relatori i çështjes, Edi Paloka ka lexuar para deputetëve relacionin për ndarjen e mandateve, miratuar nga Komisioni i Ligjeve, vetëm me votat e shumicës. “KQZ ezauroi plotësisht rrugën administrative për të vendosur për çështjen e ndarjes së mandateve. Ai nuk mundi të miratojë vendim për këtë çështje, pasi nuk u arrit numri i kërkuar i votave pro. Njollosja e procesit që në fillim nga anëtarët e propozuar nga opozita, që në vend të zbatimit të ligjit, bënë zbatimin e urdhërit si militantë politik. Kuvendi ka kompetencë të plotë të miratojë ndarjen e mandateve të deputetëve, është detyrim i vendosur në Kodin Zgjedhor. Kuvendi nuk mund të lejojë futjen e procesit zgjedhor në kolaps” tha Paloka.
Pas tij, deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri ka akuzuar maxhorancën për diktat politik dhe ndarje të mandateve në shkeje të plotë të ligjit. “Tentativa për të ndarë në mënyrë të dhunshme mandatet është një krim i dyfishtë. Kuvendi do të uzurpojë në mënyrë të paligjshme pushtetin, duke ndarë mandatet në kundërshtim me të drejtën e votës”, tha Gjiknuri ndërsa shtoi se “Po krijohen mutacione juridike, pasi kërkohet me çdo kusht kërkohet ndarja e njëanshme e mandateve.
Ndërsa deputeti i PS-së, Ben Blushi ka deklaruar se ajo që po bën shumica për ndarjen e mandateve është e paprecedentë dhe kundër asaj që kanë vendosur vetë shqiptarët, të drejtën për të vendosur se ku të jetojnë. Sipas tij, maxhoranca po e ndan vendin jo në banorë por votues ndërsa shtoi se shumica nuk po bën një lojë të barabartë me opozitën. “Pse shkelni numrat dhe shifrat që na keni ofruar vetë, na takon dy palët e mëdha të vendosim rregullat e lojës. Nëse gjithë shqiptarët do kishin vendosur që të iknin nga gjithë qarqet dhe të jetonin në Shkodër e Fier, a do kishte zonë zgjedhore në Berat po të mos kishte njerëz, jo se aty s’do kishte me njerëz, ju thoni po se ka pasur njerëz. Ju them e nisim lojën në mënyrë të barabartë sepse nuk ka Shqipëria më ta përballojë këtë kosto, që na ka vonuar për 22 vjet. Ta ndajmë vendin si i takon, ne vetëm e formalizojmë. Ne nuk ndryshojmë atë që ata e kanë vendosur, ju i thoni shqiptarëve jetoni për të jetuar, kurse ne votoni për të jetuar më mirë, në 23 qershor shqiptarët do votojnë për të jetuar më mirë. Por unë ju them se pavarësisht çfarë do bëje shumica sot, ajo do të humbasë në 23 qershor” tha Blushi.
Mocioni për Fidel Yllin
Në axhendën e Kuvendit është përfshirë diskutimi i kërkesës së një grupi prej 15 deputetësh democrat për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të socialistit Fidel Ylli.
Ndërkohë ashtu si edhe në çdo seancë tjetër edhe sot, në rendin e ditës të Kuvendit janë përfshirë edhe 3 ligjet e kërkuara nga Bashkimi Europian për marrjen e statusit të kandidatit.
Berisha në Facebook: Fideli i partisë ka shkelur Kushtetutën
Pak përpara nisjes së seancës plenare, ku pritet të hidhet në votim kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetit socialist Fidel Ylli, kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Ylli ka përfituar nga pasuria publike, duke shkelur Kushtetutën. Nëpërmjet faqes së tij në Facebook, Berisha e ka cilësuar sërish deputetin Yllin supermiliader të kupolës së PS-së që nuk lexon nenet e Kushtetutës.
“Një ambasador që kishte qenë avokat shumë i njohur më tha një herë se: Kam pasur disa klient miliarderë që kishin vjedhur nga një miliardë dollarë, por problemi i tyre më i madh ishte se çdonjëri prej tyre donte të vidhte edhe një tjetër miliardë. I tillë është dhe rasti i supermiliarderit të kupolës së PS-së, Fidel Ylli, për të cilin Parlamenti voton sot për t’i kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit. Kushtetuta e vendit i ndalon deputetit të nxjerrë përfitime nga pasuria publike”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij Fidel Ylli, shumë muaj pasi është bërë deputet i ka shitur motrës frekuencën publike të radios që menaxhonte. “Motra që jetonte me një rrogë modeste, një mëngjes të bukur lumturisht dhe papritmas u gdhi milardere dhe i pagoi vëllaçkos miliarder qindra milionë lekë për frekuencën publike të radios që bleu prej tij. Fideli i Partisë nuk ka faj! Jo fajin e kanë miliardat që gabimisht kishin mbuluar dhe bërë të palexueshëm për të, nenet e Kushtetutës”,- shkruan Berisha.
Braçe: Berisha refuzon të përgjigjet për atdheun privat që ka ndërtuar
Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erjon Braçe ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Sali Berisha për t’u paraqitur në një interpelancë plenare. Braçe e ka cilësuar refuzimin si shkelje të rëndë të Kushtetutës.
“Sali Berisha refuzoi të paraqitet sot në Kuvend për interpelancë! Ai dhe kryetarja e Kuvendit në shkelje të rëndë të Kushtetutës! Nuk është i zënë me Punë të Qeverisë, pavarësisht se edhe këtë Kushtetuta nuk e njeh për arsye. Është në zyrë dhe po shkruan në FACEBOOK! Kuptoni? Kryeministri që ju paguani refuzon të japë shpjegime për: Privatizimin e rrjetit kombëtar të energjisë elektrike, krizën në SISTEMIN ENERGJITIK, borxhin e llahtarshëm- pasi është faj i tij dhe marrëveshjes së tij për të paguar edhe 200 mln eu penalitete!!! Nga paratë tuaja, jo të tijat!; Privatizimin kriminal të ALBPETROL, pengmarrjen e tij nga një mashtrues dhe lobisti i tij!!!Për ATDHEUN PRIVAT që kë ndërtuar në këtë vend! Një Shqipëri e tërë ka dalë në shitje si “PROPOZIM I PAKËRKUAR”! Por Berisha refuzon të PËRGJIGJET!”, shkruan Braçe në rrjetin social Facebook.
Gazeta "Shqip"