E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet projektligji për barazinë gjinore

Me 77 vota pro dhe 36 vota kundër është miratuar në Kuvend projektligji në parim për barazinë gjinore.

Projektligji i Barazisë Gjinore dhe aktet e tjera të rendit të ditës kaluan në votim të menjëhershëm, pasi grupi parlamentar i Partisë Socialiste kërkoi ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin menjëherë në votim të projektligjeve në rendin e ditës.

Projektligji “Për barazinë gjinore”, ka për qëllim harmonizimin e legjislacionit shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian për të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë të grave dhe burrave.

Sipas relacionit shpjegues, ligji i ri do përmirësojë kuadrin ligjor ekzistues për të siguruar mundësi të barabarta në punësim, arsim, përfaqësim në vendimmarrje dhe mbrojtje nga çdo formë diskriminimi me bazë gjinore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›