E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet qeveria e re e kryeministrit Berisha

Me 74 vota pro miratohet qeveria e parë e mandatit të dytë qeverisës të kryeministrit Sali Berisha. Pasi u shpalos programi i qeverisë, deputetët e pranishëm në sallë votëbesuan qeverinë e re, me vetëm një votë kundër atë të kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, i vetmi opozitar që ndodhej në punimet e seancës plenare. "I urojmë qeverisë së re punë të mbarë. Në këtë mandat ky kabinet do ta çojë vendin drejt Bashkimit Evropian", tha pas votimit kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë seancës e morën fjalën një numër i madh deputetësh dhe kryesisht ata që për herë të parë janë bërë pjesë e parlamentit të Shqipërisë të tillë si Mesila Dode, Gent Strazimiri, Luçiano Boçi ndërsa diskutuan dhe shpalosën platformën, por edhe detyrimet e tyre të gjithë ministrat e kabientit Berisha. Pritet që shumë shpejt ministrat të betohen tek kreu i shtetit, Presidenti topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›