Mirditë, 75-vjeçari vret me çifte bashkëfshatarin 55-vjeçar
MIRDITE - Një 75-vjeçar qëlloi me breshëri automatik në drejtim të një 55-vjeçari në fshatin Prosek të Mirditës.
Sipas të dhënave të para, viktima është Preng Lleshi, ndërsa autori është Llesh Lleshi. Policia thotë se pas krimit autori është larguar dhe po punohet për arrestimin e tij.
Vrasja në fshatin Prosek të komunës Kthellë, (një zonë e thellë në Mirditë) është njoftuar në sallën operative të komisariatit të policisë së Mirditës rreth orës 10:40.
"Menjëherë në vendngjarje kane shkuar shërbimet e policisë, ku është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarje i cili është shtetasi Llesh Lleshi, 75 vjeç, me banim ne Prosek, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Po punohet për kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin për shtyp.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes së ndodhur paraditen e sotme
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)