E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mirditë, Mëlyshi: Rindërtimi rifillon këtë vit

TIRANË, 2 janar/ATSH/ Vendimi i marrë nga qeveria në dhjetor 2024 i hap rrugën vijimit të procesit të rindërtimit në Mirditë, një prej zonave më të prekura nga tërmeti i vitit 2019.

Kryetari i Bashkisë së Mirditë, Albert Mëlyshi në një intervistë pë Repor TV, u shpres se janë 105 familje që ende nuk kanë përfituar nga procesi i rindërtimit.

Mëlyshi shton se njësia vendore nuk ka fonde per t’u ndërtuar shtëpitë e reja, ndaj ka kërkuar mbështetjen e Qeverisë, ndërsa u është premtuar se procesi rindërtimit do të rinisë përgjatë vitit 2025.

“Kemi dërguar shkresa, kemi bërë biseda në Ministrinë e Infrastrukturës dhe na është thënë se rindërtimi do të rinisë në 2025-ën”, u shpreh kryetar i Bashkisë Mirditë, Albert Mëlyshi.

Bashkia e Mirditës ishte një ndër zonat e prekura nga tërmeti, ku është ndërtuar një lagje e re në Rrëshen, por nuk është arritur që të strehohen të gjitha familjet të cilat mbeten pa shtepi 5 vite më parë.

Në 26 dhjetor 2024, Këshilli i Ministrave miratoi 1 421 144 250  lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë.

Nga ky fond bashkia Mirditë përfiton 126 653 347 lekë pa TVSH.

Gjithashtu qeveria miratoi përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 621 985 790,80  lekë pa TVSH, për financimin e riforcimit të banesave individuale në bashkitë Kamzë, Mirditë, Shijak dhe Krujë. /m.m//a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›