E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirditë/ Nis bojkotimi i mësimit, zgjerohet protesta në Rubik

Një pjesë e nxënësve në Mirditë i janë bashkuar bojkotit të procesit mësimor, ndërsa protestat janë zhvendosur edhe në qytetin e Rubikut, ku të rinjtë kanë dalë në Rrugën e Kombit.

Protestuesit kanë bllokuar rrugën dhe kanë djegur goma, duke shprehur pakënaqësinë e tyre me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen”.

Situata në Rubik shënon zgjerimin e protestës, ndërsa bojkoti i mësimit në Mirditë tregon se edhe nxënësit po i bashkohen reagimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›