E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mirditë, denoncohet zhdukja prej një jave e 9-vjecarit

Një fëmijë 9 vjecar rezulton i humbur që prej një jave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhaz të komunës Fan në rrethin e Mirditës. Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e vogëlushit të cilët kanë bërë sot denoncimin në polici. 

MIRDITE- Një fëmijë 9 vjecar rezulton i humbur që prej një jave. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dardhaz të komunës Fan në rrethin e Mirditës. Lajmi është bërë i ditur nga prindërit e vogëlushit të cilët kanë bërë sot denoncimin në polici. Mësohet se fëmija është nisur për të ruajtur bagëtitë në mal, ashtu sic bënte cdo ditë, por nuk është kthyer në shtëpi prej një jave. Ndërkohë, prindërit e 9 vjecarit kanë bërë të ditur se djali është shurdhmemec dhe dyshohet të ketë humbur në zonën e quajtur Bjeshkët e Xhuxhës.
Policia ka filluar menjëherë kërkimet për gjetjen e vogëlushit.

(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›