Mirdite, zbulohen 800 rrenje hashash

Rreth 800 rrenje bime narkotike te tipit kanabis sativa jane gjetur te kultivuara vetem disa metra larg rruges nacionale prane varrezave te fshatit Kushen, ne komunen Kacinar ne Mirdite.
Drejtoria e policise se Lezhes njofton se bimet jane shkaterruar tashme dhe se shume shpejt pritet te zbulohen edhe autoret e kesaj vepre penale.
Ne vendin e ngjarjes jane gjetur pajisje te ndryshme dhe sende te cilat u sekuestruan si prova materiale dhe me ane te te cilave do te zbulohen gjurmet e gishtave te autoreve per te bere te mundur arrestimin e tyre.