Lezhe, gruaja godet me thike bashkeshortin

Drejtoria e policise se Lezhes njofton arrestimin e nje shtetaseje me iniciale M.D, lindur dhe banuese ne Mamurras.
Ndalimi i saj eshte bere sepse ajo ka tentuar te vrase me arme te ftohte bashkeshortin e saj. Ngjarja ka ndodhur ne dhomen e ciftit.
Viktima ishte duke fjetur kur bashkeshortja e tij e ka qelluar me thiken e bukes. Viktima ka qendruar per ore te tera i plagosur rende dhe vetem pasi ka marre mjekimin ne spital ka mundur te tregoje per autoren.
Ngjarja e rende ka ndodhur pas nje periudhe te gjate grindjeje per motive xhelozie. Viktima ishte emigrant ne Itali dhe ishte kthyer prej dy javesh prane bashkeshortes dhe dy femijeve te tyre.