E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Mirë se erdhe në shtëpi”, Trump mbërrin në “Shtëpinë e Bardhë”, pritet nga Biden

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka mbërritur në “Shtëpinë e Bardhë” i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Melani Trump.

Ai u prit nga presidenti në ikje Joe Biden dhe bashkëshortja e tij Jill. Biden e ka uruar Trump gjatë shtrëngimit të duarve duke i thënë: ““Mirë se erdhe në shtëpi”.

Të katër tani do të pinë çaj së bashku në Shtëpinë e Bardhë përpara se Trump të bëjë betimin në ndërtesën e Kapitolit në orët e ardhshme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›