E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhet sërish vendimi për Berishën, data e radhës

Ka dështuar sërish seanca gjyqësore për fatin e dosjes “Partizani”. Sot pritej të merrej vendimi nëse kjo çështje do të kalonte apo jo për gjykim, por vendmimarrja u shty për në datën 31 janar ora 09:00.

Kjo është hera e tretë që vendimi i gjykatës për dosjen “Partizani” shtyhet. Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet korrupsion pasiv.

SPAK ka dyshime se ai vuri aparatin shtetëror në funksion të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, për privatizimin e trojeve të Klubit Sportiv Partizani.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›