E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mirënjohje për Dhimitër Anagnostin në Vlorë, aktorët vlerësojnë punën e regjisorit të njohur

Artistë të njohur të kinematografisë shqiptare përcollën emocione të veçanta në skenën e teatrit “Petro Marko” të Vlorës.

Mbrëmja e së shtunës iu kushtua tërësisht trashëgimisë së pasur që ka dhuruar Regjisori Dhimitër Anagnosti, i vlerësuar edhe me dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për punën e tij të vyer në kinemanë shqiptare.

Interpretimet e përzgjedhura nga aktorët protagonistë, nisën ciklin e parë të eventeve kulturore “mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare”, që  organizohet në Vlorë.

Pjesëmarrës në këtë event ishin emra të mëdhenj të filmit shqiptar si Roza Anagnosti, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa etj./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›