Ueb sajti i Presidencës sulmohet nga "hakerat serbë"

Ueb sajti zyrtar i Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu është sulmuar mbrëmjen e së dielës nga grupi i ashtuquajtur “hakerat serbë”.
Si pasojë e sulmit, në ballinë të faqes së internetit të presidentit të Kosovës www.president-ksgov.net është vendosur mbishkrimi “Kosova është Serbi”, një hartë e Serbisë që përfshin edhe territorin e Kosovës dhe një foto e manastirit të Deçanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca e Kosovës, që gjithashtu njofton se po analizohet forma e sulmit dhe po punohet për kthimin e ueb sajtit në gjendjen e mëparshme.