E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miri: Enxhi është influencuar

03/03/10 21:12

Në anën tjetër të kopshtit, Miri dhe Rezarta bisedojnë për lidhjen e tyre dhe për Enxhin. Jetmiri i shpreh asaj dashurinë që ka për të. Ai i shpreh Rezartës fjalë dashurie. Jetmiri i tregon se bisedoi me Enxhin për ndjenjat e saj dhe se i kishte thënë se ai tashmë është lidhur me Rezin për të cilën ndjen vërtetë, ndërsa me të mund të kishte vetëm miqësi. Ai mendon se Enxhi është ndikuar nga të tjerët dhe ndaj ia shprehu aq hapur ndjenjat e saja. Sipas tij, të tjerët e kanë bindur për këtë gjë dhe madje e kanë shtyrë që ajo të veprojë me të. Jetmiri shprehet se Enxhi është inteligjente, por ai mendon edhe se kur të gjithë i flasin për këtë gjë, cfarë mund të bëjë ajo. Sipas tij, personat që mund të kenë influencuar janë Olta, Klodi, Ada dhe Domenika. Rezarta shprehet se nuk e kupton se cfarë po u intereson atyre që ndërhyjnë, por Miri shprehet se ato nuk rrinë dot pa thënë fjalë. Tani duhet të luftojmë fort- shprehet Rezarta, por Miri mendon se është ende herët. Rezarta thotë se nuk e kupton se përse banorët nuk përballen me njeri-tjetrin, por vec flasin pas krahëve. Për veten e saj, ajo shprehet se ka një pikë të dobët kur debaton; nëse bëhet nervoze, nuk shikon më se kë ka para. Ata flasin edhe për Klodin dhe Rezarta shprehet se e respekton për atë që është, por kjo nuk do të thotë se e mendon si ai. Ajo tregon se ai apo edhe persona të tjerë si ai, janë shumë të ndjeshëm dhe cdo fjalë e thënë i lëndon, e ndonjëherë edhe pa të drejtë. Duke folur për Klodin dhe banorët e tjerë, Miri shprehet se ata i kanë transformuar cdo fjalë që ai i tha Valonit e kanë përfituar nga situata. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›