E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prova javore: vitet '80

03/03/10 19:45

Hakiu lajmëron banorët se duhet të fillojnë provën javore. Ata mblidhen të gjithë në dhomën e ndenjjes. Hakiu lexon përmbajtjen e zarfit me të dhënat kryesore për realizimin e kësaj prove. Banorët duhet të ndahen në dy grupe. Grupi i parë përbëhet nga Hakiu, Jetmiri, Ada, Erioni, Bertina dhe Bledi të cilët duhet të krijojnë një etyd mbi bazën e këngës së grupit Pink Floyd, Another brick in thë wall, këngë kjo që mishëron idenë e lirisë, barazisë dhe luftës antiracore. Grupi i dytë përbëhet nga Klodi, Olta, Seldi, Rezarta, Valoni, Enxhi, Domendika dhe Eduardi. Ata duhet të ideojnë një koleksion veshjesh bazuar në modën e viteve 80 të cilën duhet ta paraqitin në një sfilatë ku secili do bëjë rolin e modelit. Veshjet duhet ti krijojnë kryesisht me veshjet e tyre ekzistuese dhe gjatë prezantimit, duhet ti bashkangjisin edhe stilimin e flokëve apo make up-in e asaj kohe. Të dy grupet vecohen dhe fillojnë nga puna. Ata japin ide dhe diskutojnë mbi mënyrat se si mund ta realizojnë sa më mirë këtë provë dhe mendojnë mbi materialet shtesë që mund tu duhen. Në sfond është vendosur kënga mbi të cilën do realizohet prova e cila përsëritet vazhdimisht për ti ardhur në ndihmë banorëve. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›