Miriam Cani, aktore në një film gjerman

Miriam Cani, përveçse njihet si një këngëtare e njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani, tashmë duket se po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë. Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar.
“Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin kinematogragik të famshëm gjerman “Bully. E pres me padurim ndaj më uroni fat”.
Ajo gjithashtu ka thënë se me datën 30 janar do të jetë prezantuese e, “Award Show” në qytetin Köln.
“Shumë shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te “Drums Award” në Stuttgart”, – ka thënë këngëtarja, e cila e zhvillon karrierën mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Viti 2013 duket se do të jetë plot surpriza për Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrë lançimin e këngës së saj më të re, që pritet të dalë në fillim të janarit./Indeksonline/