“Si dihet, mund të bashkohem përsëri me Françeskën”

Ata ishin çifti më i përfolur ndonjëherë i dalë nga edicioni i këtij viti i Big Brother Albania. Ermali dhe Françeska u dashuruan por shpejt pas daljes nga spektakli, u ndanë.
Ndarja e tyre sigurisht nuk mbeti pa u komentuar, për disa ishte e quditshme për disa e pritshme. Tash disa muaj pas ndarjes, në një intervistë, Ermali thotë se si dihet, dhe ndoshta një ditë përsëri do të jenë së bashku.
“ Nuk dua të them jo, apo kur, sepse asnjëherë nuk i dihet. Gjithçka mund të ndodhë…”, tha ai. Për më shumë, Ermali tregoi se edhe pse janë ndarë ata shpesh pinë kafe bashkë, dhe ai e këshillon për vendimet që ajo duhet të marrë.
“Me Francin kam folur edhe pas ndarjes dhe e kam këshilluar, sepse gjërat këtu ndryshojnë shpejt dhe Franci vjen nga një qytet tjetër ku është ndryshe nga Tirana. Këshillat e mia kanë qenë që ajo të kujdeset për veten dhe ajo e di mirë këtë gjë. E këshilloj ende, sepse kemi kaluar një kohë të bukur bashkë dhe nuk ka pse mos të jepen këshilla të anasjella me njëri-tjetrin. Veç kësaj, e kam përzemër”.
Përndryshe, Ermali tashmë është angazhuar në Top Channel ku është asistent në spektaklin “Tjetri”. /Indeksonline/