Miriam dhe prapaskena e "The Voice"

Këngëtarja Miriam Cani, e cila refuzoi zërat për shtatzani, u shfaq edhe këtë të shtunë, si pjesë e panelit vlerësuses të spektaklit televiziv ''The voice of Albania".
Ajo do të jetë pjesë e spektaklit edhe fundjavën e ardhshme, kur do të jetë edhe nata finale e këtij konkursi.
Nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo ka publikuar fotografi nga prapaskena, duke shkruar fjalë të mira për secilin prej tyre. Ndërkohë, Miriam duket se është bezdisur shumë nga çfarë shkruajnë mediat për një shtatzani të mundshme të saj. Ajo ka përdorur rrjetet sociale që të përgënjeshtrojë lajmet. Sipas Miriam, është dhënë informacion i rremë se ajo, me partnerin e saj këngetarin Alban Skenderaj presin një fëmijë :
“Të dashur miq,
pasi telefoni më ka rënë pa pushim këto 3 ditë dhe më kanë ardhur emaile të shumta në lidhje me informacionin që unë qenkam shtatzënë, dua t'ju them që ky lajm nuk është i vërtetë.
Kam postuar në faqen time disa heëe foto me fëmijë, sepse më janë dukur shumë të bukura, por aspak duke i lidhur personalisht. Unë fëmijët i adhuroj me shpirt dhe kam patur gjithmonë një raport shumë të veçantë me ta dhe së shpejti do të vijë momenti që Albani edhe unë do të plotesohemi si familje. Por ky moment ende nuk ka ardhur". /Indeksonline/