Soni, falënderon J Lo e Beyonce

Këngëtarja Soni Malaj, e cila shfaqet çdo javë në ekrane si anëtare e jurisë në "X Factor Albania", gjatë qëndrimit në Tiranë, ka zbuluar edhe kujdesin që bën për figurën e saj.
Stërvitjet ajo i ka filluar që kur ishte 14 vjeç, ndërsa vazhdon me pasionin për ta pasur trupin me muskuj edhe tani që është bërë nënë e vajzës 1-vjeçare Anna, dhe i ka kaluar të 30-at. ''Unë kam qenë 14 vjeç kur fillova të stërvis trupin tim, dhe frymëzimi më erdhi ndërsa ndiqja telefilmin ““Baywatch” e ndërsa shikoja gjithmonë ata trupat e palestruar të aktorëve. Kështu më lindi pasioni për sportin, palestrën dhe që 14 vjeç merresha me litarë e muskuj barku. Për herë të parë në palestër kam hyrë në moshë 17 vjeç, por prapë nuk është se dija të bëja mirë ushtrime si duhej. Me kalimin e viteve sa më shumë kontakt kisha me palestrën dhe sportet, aq më shumë zbuloja çfarë duhej për trupin, dhe kështu fillova ta njoh më mirë trupin tim" ka rrefyer kengetarja per mediat shqiptare.Tutje, Soni ka treguar se në të kaluarën nuk pëlqente linjat e saj:
"Aspak, s’jam ndier mirë. Pasi gjithmonë kam qenë ajo femra e mbushur në vithe, dhe nuk më pëlqente kjo gjë. Por falënderojmë Lopez dhe Beyonce, që me trupat e tyre u dhanë mesazhin femrave që të jesh e mbushur nuk është gjë e keqe dhe m’u desh ta pranoja dhe unë trupin tim."
Këngëtarja ka shtuar se në këtë aspekt e ka ndihmuar shumë Mirko, i cili është marrë me sporte, palestër, dhe kulturizëm dhe i ka ndihmuar shumë që të njoh trupin. /Indeksonline/