E Hënë, 2 Nëntor 2026

Mirlind Daku shënon dy gola: Nuk ishte e lehtë, por…

Sulmuesi kuqezi i Rubin, Mirlind Daku, shënoi dy gola(të parin me 11-metërsh) në fitoren 2-1 të skuadrës së tij përballë Soçit në raundin e tretë të kampionatit rus. Pas ndeshjes Daku vuri në dukje lojën e mirë të kundërshtarit, sidomos në mbrojtje, por theksoi se doli fitues nga ky duel

“E nisëm mirë ndeshjen, por më pas Soçi u përmirësua. Gjatë pushimit, thamë se nuk mund ta humbisnim përqendrimin dhe se duhej të shënonim një gol tjetër. Megjithatë, ata arritën ta ngushtonin diferencën dhe ndeshja ishte e tensionuar deri në fund”.

“Një duel me mbrojtjen e Soçit? Nëse një sulmues shënon dy gola, atëherë po, ai del fitues në një duel me mbrojtjen. Nuk ishte e lehtë kundër tyre, ata luajtën shkëlqyeshëm, por në fund të fundit, unë dola fitues në atë duel”.

“Kur shënova golin e parë, përshëndeta Oleg Ivanovin, tregova se ia dedikoja atij për ditëlindje. Fatkeqësisht, nuk pata kohë të blija një dhuratë, por ndoshta nuk ishte e nevojshme, sepse loja jonë në fakt u bë një dhuratë”.

Rubin është i katërti në tabelën e ligës me shtatë pikë. Ekipi i Rashid Rakhimov do të luajë ndeshjen e radhës jashtë fushe kundër CSKA-së së Moskës më 9 gusht.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›