E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Mirlinda Karçanaj është paraqitur sërish në ambientet e Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-drejtoresha e AKSHI-t u pa duke hyrë në SPAK, ndërsa ende nuk ka dhënë detaje mbi arsyen e thirrjes apo kohëzgjatjen e qëndrimit të saj në prokurori.

Karçanaj është përfshirë prej muajsh në hetimet që lidhen me procedurat e tenderave të teknologjisë së informacionit.

Paraqitja e saj vjen pak kohë pasi Gjykata e Lartë vendosi heqjen e masës “arrest në shtëpi” ndaj saj, duke lënë në fuqi masa më të lehta sigurie.a.b

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›