E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirsad Jonuzi, trajner i ri i MaqedonisëFFM-ja emëroi pasuesin e Sreçko Katanecit. Tashmë ish-trajneri i të rinjve të Maqedonisë këtë detyrë do ta kryej deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin botëror të vitit 2010

RESHAT IBRAHIMI– Këshilli Drejtues (KD) i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka emëruar Mirsad Jonuzin për selektor të ri të reprezentacionit të Maqedonisë. Tashmë ish-trajneri i të rinjve të Maqedonisë këtë detyrë do ta kryej deri në fund të kualifikimeve për Kampionatin botëror të vitit 2010. Këshilli Drejtues ka pranuar pesë kushtet e tij, pesë mijë euro do të jetë rroga e tij mujore, kurse vetë do të bëjë zgjedhjen e bashkëpunëtorëve.

Ndërkohë, që në mënyrë automatike janë pezulluar të gjitha funksionet e tij në ekipin e të rinjve dhe me LFK të Kumanovës. Me emërimin e Jonuzit për seleksionues të Maqedonisë shanset për bashkëpunëtorë të tij të parë i jepen trajnerit Nexhat Shabani, i cili gjithashtu ka qenë në stafin teknik të U-21 të Maqedonisë. Ndeshjen e parë në bankinën e Maqedonisë, Mirsad Jonuz do ta ketë me 6 qershor kundër Norvegjisë në Shkup si dhe katër ditë më vonë përball Islandës.

Të kujtojmë se Maqedonia aktualisht mbanë vendin e katërt në grupin e saj me vetëm 3 pikë, ndërsa prinë Holanda me 15 pikë të grumbulluara. Ditën e premte Jonuzi do të ketë paraqitjen e tij të parë me gazetarët, ku do të shpalos emrat e lojtarëve për dy ndeshjet e radhës.  

E Marte, 19 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›