E Diel, 1 Nëntor 2026

Eurogoli i Velijajt “çmend” norvegjezëtGoli i shqiptarit zgjidhet më i bukuri në gjashtë javët e para. Në takimin e fundit ai është zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes

RESHAT IBRAHIMI- Rrallë herë shënon, por kur e bënë një gjë të tillë, atëherë goli i tij mbahet në mend për një kohë të gjatë, por mund të vlej edhe për shpica televizive. Në ndeshjen kundër Sarpsborgut (Lov Ham fitoi 4-1), mesfushori shqiptar nga Gostivari në minutën e 43-të të takimit ka shënuar një eurogol (të parin në atë ndeshje) të vërtetë, i cili njëherësh ishte edhe goli i parë i tij në fanellën e skuadrës së re.

 “Jam shumë i lumtur, jo vetëm për golin, por edhe për paraqitjet e mia në përgjithësi këtu te Lov Ham. Ishte ky goli im i parë, por shumë i bukur. Është zgjedhur goli më i bukur në gjashtë ndeshjet e para të kampionatit. Për këtë i uroj të gjithë bashkëlojtarët e mi të cilët po më mbështesin vazhdimisht, por edhe trajnerin dhe drejtuesit e klubit. Kjo po më jep më shumë motiv që unë të jap maksimumin nga vetja ime”, është shprehur ekskluzivisht për “Lajm”, mesfushori i djathtë Velija, i cili në takimin e fundit është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes.

Forma e shkëlqyeshme e Velijajt që po kalon te Lov Ham është një sinjal shumë i mirë edhe për selektorin e ri të Maqedonisë, Mirsad Jonuz për ta ftuar atë në dy ndeshjet e radhës kundër Norvegjisë (në kampionatin e këtij vendi luan Velija), por edhe ndaj Islandës. Të kujtojmë se pas javës së gjashtë Lov Ham është ngjitur në pozitën e gjashtë të renditjes me 9 pikë, gjashtë më pak se i pari Kongsvinger.

E Marte, 19 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›