Mirush Kabashi: Ali Podrimja, poeti shtegtar i shqipes
Izaura Ndoj
Ali Podrimja, poeti qe per vite me radhe i kushtoi jeten penes shqiptare, i kendoi atdhetarise se tij, dhimbjes dhe mallit per djalin! Ky eshte Ali Podrimja, poeti i ndare nga jeta pak kohe me pare, ku u perkujtua mbreme ne nje mbremje poetike ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. "Pergjithmone Ali Podrimja" titullohej shfaqja, ne te cilen aktoret Yllka Mujo, Mirush Kabashi, Fatos Sela dhe Bujar Asqeriu, sollen per publikun disa nga poezite me te njohura te poetit. Ne nder te figures se poetit Podrimja, te pranishem ne kete aktivitet ishin; Prof. dr. Sali Berisha, Ministri i TKRS-se Aldo Bumci, Hajdin Abazi zv. Minister i Kultures i Kosoves, Petrit Podrimja i biri i poetit, Genti Salihi - nipi i poetit, Ali Aliu - akademik, Resul Shabani - shkrimtar nga Maqedonia, Basri Capriqi - Akademik, Rexhep Smaili - Kryetar i Pen Klub Kosova etj.
Ne Paris do te hyjme;
endrrat do t'i varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do t'i lajme syte, duart lythore,
do t'i leme netet ballkanike pas shpine
vallet, kenget, baladat, perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
t'i biem kur te na rroke malli...
Ma jep besen, Lum Lumi,
se nuk do te harrojme vendlindjen...
Mes dhimbjes dhe mallit, aktoret shqiptare perkujtuan zerin e poezise shqipe, duke e sjelle per publikun poezine qe triumfoi neper bote permes kesaj mbremje perkujtimore nen regjine e Adonis Filipit dhe ide te Zhani Cikos. Per aktorin Mirush Kabashi humbja e Podrimes eshte nje humbje e madhe per penen shqiptare. "E kam njohur personalisht vete, eshte nje nder poetet me bashkekohor, me prodhimtar, modern i Kosoves. Ali Podrimjen, do ta percaktoja si nje zog shtegtar ku gjithe jeten jetoi dhe i kendoi dy brengave. E para ishte brenga per Kosoven ku ne nje fare menyre gjeti zgjidhje, dhe e dyta ishte brenga mbi humbjen e djalit. Dhimbja qe Podrimja pati gjate gjithe jetes ishte brenga per humbjen e djalit ne moshe fare te re. Brenge qe e mori me vete deri ne momentet e fundit te jetes", - pohon Kabashi. Pervec aktoreve, kete mbremje e bene dhe me te vecante solistet lirike te TKOB, Vikena Kamenica, Armando Kllogjeri, Armando Likaj, Solen Alla dhe Irida Dragoti, shoqeruar ne piano nga Etrita Ibrahimi dhe Kuinteti i Harqeve. Ndersa, solistet e baletit, Gerd dhe Enada Vaso shoqeruan interpretimin e aktoreve dhe kengetareve lirike. Mbremja kushtuar poetit Podrimja ngjiti gjithashtu ne skenen e TKOB artistet e ftuara nga USA, sopranon Suzana Frasheri dhe pianisten Rudina Ciko. Ali Podrimja u lind me 1942 ne Gjakove, Kosove, ku pati nje femijeri te veshtire. Ali Podrimja eshte autor i me shume se dhjete vellimeve me poezi dhe mbahet sot nga kritika si perfaqesuesi me tipik i poezise se sotme shqiptare dhe si nje poet me emer dhe ne shkalle kombetare. Poezia e tij ka bere qe poezia shqiptare ne teresi te respektohet ne te gjithe trojet shqiptare, si dhe te perkthehet ne shume gjuhe te huaja. Vargu i Podrimjes karakterizohet nga thjeshtesia, rima e padukshme, dhe simbolet e papritura.