E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mishelsen: Politika të bashkëpunojë për zgjidhjen

"Takova udhëheqësit politikë në Shqipëri dhe i raportova prioritetet e presidencës që janë, dimensioni ekonomik, social, drejtësia, zgjerimi i BE-së, si dhe përballja me krizën buxhetore", u shpreh Mishelsen.

Duke folur për situatën e brendshme politike në vend, Mishelsen theksoi se Shqipëria duhet të japë sinjale pozitive në mënyrë që të ecë përpara.

"Ne kemi shprehur shqetësimin tonë për këtë situatë politike në Shqipëri, si edhe për moszgjidhjen e atyre çështjeve që kanë mbetur nga zgjedhjet e vitit të shkuar. Siç e dini edhe ju, deri në nëntor Komisioni Evropian do të japë një opinion dhe pikërisht mbi bazën e këtij opinioni, presidenca belge do të ketë mundësi që ta ndjekë më tej. Ndaj ju bëj thirrje politikanëve që t'i shikojnë këto çështje në një mënyrë transparente dhe në një mënyrë kushtetuese. Maxhoranca dhe opozita duhet te punojnë së bashku për të dalë nga kjo situatë", u shpreh Mishelsen.

Ai kujtoi edhe rezolutën e Parlamentit Evropian, duke theksuar se politika shqiptare mund ta përdorë atë si bazë për progres dhe për ecuri përpara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›