E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenca belge: Zgjidhni situatë politike brenda nëntorit

Presidenca belge e Bashkimit Europian ka filluar sërish me apelin ndaj klasës politike shqiptare për zgjidhjen e ngërçit politik që vazhdon prej më shumë se një viti. Ndërsa prezantonte priorietet e presidencës, Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës në Shqipëri, rezident në Sofje të Bullgarisë, Mark Mishelsen, ka theksuar se situata politike do të ndikojë në statusin e vendit kandidat prandaj duhet gjetur një zgjidhje para muajit nëntor kur pritet opinion i Komisionit Europian.
Ndërkohë që për çështjen e liberalizimit të regjimit të vizave ambasadori belg ka theksuar se kjo është një çështje teknike dhe vendimi do të varet nga raporti që do të bëjnë ekspertët e KE-së të cilët kanë mbërritur në Tiranë për të vëzhguar 3 kriteret e mbetura.
Gjatë takimeve që ka zhvilluar me krerët më të lartë të shtetit shqiptar ambasadori belg, vend i cili ka presidencën e radhës së Bashkimit Europian ka garantuar për mbështetjen që Belgjika i jep integrimit të Shqipërisë në BE.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›