E Diel, 1 Nëntor 2026

Mision i veshtire ne Siri Grupi i vezhguesve te Liges Arabe

shte nje udhetim qe fsheh te panjohura. fare ndikimi dhe nese mund te ndikoje komandoja vezhguese e Liges Arabe ne Damask eshte shume e diskutueshme. Kryetari i Liges Arabe tregohet optimist sipas tij grupet e tjera te vezhguesve mund te fillojne nga puna qe ne fundin e vitit. Numri i tyre eshte i paqarte. Nese fillimisht behej fjale per 500 vezhgues tanime kryetari i Liges Arabe ben fjale per 150 gjithsej. Misioni nen drejtimin e ish-shefit te sherbimit sekret sudanez do te shqyrtoje fillimisht mundesite per krijimin e bazave te punes. El Arabi Grupi pergatitor do te sqaroje me udheheqjen siriane se si mund ta kryejne punen me pergjegjesi vezhguesit. Ata duhet te levizin te lire te takojne pa u penguar njerezit te vizitojne burgjet dhe spitalet. Ata do te kontrollojne nese Siria i respekton detyrimet e saj nderkombetare te cilat ky vend i ka nenshkruar me planin e Liges.

Bildunterschrift Takimi i Liges

Dialogu aktualisht i pamundur

Regjimi i Asadit e shtyu per jave te tera planin e paqes te Liges Arabe. Vetem kur Liga kercneoi me dorezimin e ketij rasti ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se Siria u dorezua. Rol ketu luajti edhe presioni i Moskes. Megjithate Damasku ia doli te minuten e fundit te dobesonte misionin e vezhguesve. Keshtu vezhguesit nuk do te lejohen te shkelin bazat ushtarake sensitive per Sirine - nje percaktim ky i interpretueshem.

Megjithate suksesi i misionit eshte i diskutueshem. Keshilli Kombetar Sirian krahu politik i oopzites e refuzon kete plan sepse sipas tij ai nuk do te ulet me vrasesit ne nje tavoline. Por kete e kerkon paketa e masave te Liges Arabe dialogun mes regjimit dhe opozites. Per shkak te dhunes ne rritje keto dite nuk ka gjasa per nje dialog te tille. Kete e beri te qarte edhe kryetari i Keshillit Kombetar te opozites Bourhan Galioun. Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Ban Ki Moon duhet te intervenoje menjehere dhe ta ndaloje kete krim. Keto jane krime kunder njerezimit. Pas saj qe ka ndodhur dhe po ndodh iniciativa e Liges Arabe eshte nje mision pa vlere. Bashkesia nderkombetare mban pergjegjesi dhe duhet te beje gjithcka qe ti heqe mjetet ketij regjimi brutal dhe mizor.

Autor Ulrich Leidholdt/Lindita Arapi

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›